Foto Cover

Eventet tona kryesore 

Perzgjidhni nje nder kategorite e eventeve

 

Rreth Federates

Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” u themelua  në korrik 2016 dhe që atëherë ka në fokusin e saj trajnimin dhe  çertifikimin e vrojtuesve të plazhit, duke krijuar një siguri dhe  garanci në plazhet shqiptare, si dhe zhvillimin e një turizmi të  qëndrueshëm në Shqipëri. Duke marrë praktikat dhe eksperiencat më të  mira të vendeve të Bashkimit Europian, Federata Shqiptare “Vrojtuesit e  Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” ka ngritur Qendrën e Formimit Profesional  për trajnimin e Vrojtuesve të Plazhit, të miratuar me urdhër të  Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” është që  prej 2017 anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Shpëtimit në Ujë, dhe në  2018, anëtare e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Qëllimi parësor i Federatës Shqiptare “VROJTUESIT E PLAZHIT DHE SHPËTIMIT NË UJË” krahas atij sportiv,  është ndërtimi i politikave të vazhdueshme dhe të sigurta për të rritur në mënyrë të ndjeshme nivelin e sigurisë në plazhet shqiptare, krijimin e vendeve të reja të punës, dheniën e një standardi ndërkombëtar turizmit shqiptar, si dhe shtimin e një vlere mjaft të rëndësishme në shoqëri përmes trajnimit, kualifikimit dhe çertifikimit të kësaj shtrese, të gatshme në çdo kohë për të shpëtuar jetën.