Ndihma e shpejte

First aid. Artificial breath. Isolated 3D image

Kur nje person peson vdekje klinike, kemi vetem 4 minuta kohe per ta nxjerre nga uji dhe per te dhene ndihmen e pare mjekesore. Per kete arsye, Vrojtuesi i Plazhit eshte nje domosdoshmeri per te garantuar jeten ne plazh. Ai qendron gjithnje vigjilent dhe i avancuar ne raport me vijen e pare te brezit te cadrave dhe ne qender te stacionit te plazhit, ne menyre qe te kete mundesi te veproje sa me shpejt te jete e mundur per zbatimin e protokollit ne rast rreziku. Kjo gje percaktohet qarte ne ligj dhe eshte nje detyrim per tu zbatuar, ashtu sikurse te gjitha kriteret e percaktuara ne bazen ligjore per funksionimin e stacionit te plazhit. Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpetimit ne Uje” eshte e vendosur ne rrugen e saj per ndergjegjesimin e te gjithe aktoreve dhe faktoreve ne fushen e ushtrimit te veprimtarise se stacionit te plazhit. 
Per kete qellim, duam t’i bejme thirrje te gjitha njesive vendore te mos japin ne perdorim asnje stacion plazhi, neqoftese nuk garantohet siguria me Vrojtues Plazhi pasi po rrezikohet jeta e pushuesve. 
Te gjitha subjekteve qe kane ne perdorim nje stacion plazhi, u bejme thirrje te punesojne Vrojtuesin e Plazhit, per te garantuar sigurine dhe mbarevajtjen e veprimtarise se tyre.
Per fat te keq, diten e diele ka humbur jeten pushuesi i dyte ne Shqiperi. Edhe pse i eshte dhene ndihma e pare, nuk ka mundur te mbijetoje, pasi koha qe eshte dashur per tu nxjerre nga uji ka qene shume e madhe, si pasoje e mungeses se Vrojtuesit te Plazhit.