Kuadri Ligjor

LIGJI PER SPORTIN Nr. 79/2017

Federata Shqiptare “VROJTUESIT E PLAZHIT DHE SHPËTIMIT NË UJË” ushtron aktivitetin e saj në zbatim të Ligjit Për Sportin nr. 79/2017, e miratuar me urdhrin e Ministrit së Arsimit dhe Sportit, vendim nr. 444, datë 29.08.2016.

LIGJI PER TURIZMIN Nr. 93/2015

Federata jonë është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, asaj të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Federatave Shqiptare të sporteve në natyrë “Për rregullimin e veprimtarive sportive me qëllim turistik”.

VKM Nr. 171, datë 27.3.2019, PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KUSHTET DHE KRITERET E USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË STACIONIT TË PLAZHIT"

Qendrat tona të Formimit Profesional janë krijuar dhe funksionojne në të gjitha qytetet bregujore të Republikës së Shqipërisë. Ato trajnojne dhe licensojnë vrojtuesit e plazhit me njohuritë mbi:
-bazën ligjore të funksionimit të stacioneve te plazhit,
- dhënien e ndihmës së parë mjekësore në tokë dhe në ujë,
-teknikat e shpëtimit dhe dyluftimit në ujë,
-njohuri mbi hidrometeorologjinë dhe karakteristikat e brigjeve shqiptare

LIGJI PËR ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE Nr.8788, datë 7.5.2001

Organizata jone ushtron veprimtarine e saj me qellime jofitimprurese.