Histori suksesi

Medini është 24 vjeç dhe jeton në qytetin e Shkodrës. Jeton me familjen e tij dhe ka kryer shkollën e mesme profesionale për Arte. I papunë, Medini dëgjoi për trajnimin për Vrojtues Plazhi në qytetin e Shkodrës nga një mik i tij dhe vendosi të bëhej pjesë e tij për një kualifikim më të mirë, si dhe një mundësi punësimi gjatë sezonit të verës. 
Në fillim të trajnimit, Medini haste pak vështirësi në performimin e përsosur të teknikave të shpëtimit dhe dyluftimit në ujë, sa që herë dukej e pamundur se mund të përfundonte trajnimin me sukses. 
Me shumë punë, praktikë dhe vullnet, Medini arriti që jo vetëm të përfundonte trajnimin, por madje të arrinte rezultate të larta, që për shumë ishin të papritura. 
Sot, Medin Begovi është një Vrojtues Plazhi, krenar për arritjen e tij dhe i bindur se stërvitja e veçantë, përgatitja dhe njohuritë e marra do t’i shërbejnë gjithë jetën, në punë edhe jashtë saj