Vera eshte koha e relaksit dhe argetimit por per te moshuarit, i nxehti dhe dielli mund te jene te rrezikshem nese nuk merren masat e duhura.
Keto jane disa nga keshillat qe duhen ndjekur per te kaluar nje vere te qete dhe te sigurte.
1. Qendroni te hidratuar dhe frekuentoni ambiente te fresketa. Evitoni ekspozimin ne diell nga ora 10:00 – 16:00. Pini deri ne 10 gota uje gjate dites dhe konsumoni frutat e stines. Te moshuarit kane me shume tendence se te rinjte te dehidratohen, pasi me moshen humbin aftesine per te ruajtur rezervat ujore. Gjithashtu, ata jane me pak te vetedijshem se kur kane etje dhe e kane me te veshtire te pershtaten me ndryshimin e temperatures. Shmangni pijet e gazuara!
2. Perdorni krem mbrojtues! Per te mbrojtur lekuren nga rreze te demshme UV, te moshuarit duhet te perdorin gjithnje krem mbrojtes ndaj diellit, me nje faktor mbrojtes te pakten 30, cdo dy-tre ore.
3. Mos konsumoni alkool ne te nxehte! Krahas te pirit shume uje, te moshuarit duhet te zgjedhin mos te konsumojne alkool ne plazh, pasi mund te ndikoje ne dehidratim, humbje te senseve dhe gjykimit te sakte.
4. Mbroni syte! Ekspozimi i tepert ne diell mund te irritoje syte dhe te shkaktoje deme te metejshme. Te moshuarit duhet te vendosin syze per tu mbrojtur nga rrezet UV. Mos harroni te vini kapele!
5. Kini kujdes nga hipertermia! Temperatura shume e larte e trupit mund te jete kercenuese per jeten. Te moshuarit duhet te dine shenjat dalluese, si lekure e thate, te vjella, te perziera, frymemarrje e shpeshte, te fiket, etj.
6. Zgjidhni plazhe me Vrojtues! Fatkeqsisht, jo te gjitha plazhet ruhen nga Vrojtues Plazhi. Te moshuarit duhet te notojne gjithmone ne plazhe me Vrojtues. Mbytjet dhe te tjera situata te rrezikshme kane shume me pak mundesi te ndodhin, kur eshte nje Vrojtues ne detyre.