Sa më shumë rritet numri i Vrojtuesve të Plazhit, aq më shumë ulet numri i jetëve të humbura si pasoje e mbytjes.
Nga Janari deri në muajin Gusht 2019, numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë ka kapur shifën prej 4,850,689 turistësh. Ndërkohë 3,363,970 prej të cilëve janë turistë të sezonit veror.
Sipas statistikave, rezulton të jenë rreth 400,000 turistë më shumë se vera e vitit 2018 dhe rreth 900,000 turistë më shumë se vera e vitit 2017.
Me numrin në rritje të turistëve, është vënë re edhe një rritje e numrit të raportimeve për rastet e rrezikut në plazhe. Gjatë verës 2019, janë raportuar 12 mbytje në det, prej të cilave, 5 janë shkaktuar nga ataku kardiak, 1 për arsye shëndetësore, 1 si pasojë e goditjes në mjetin lundrues, 1 si pasojë e motiveve të lidhura me rrethana kriminale dhe 4 prej tyre kanë ardhur si pasojë e mbytjes në det.
12 Jete të humbura, por një rezultat me pozitiv se një vit më parë, ku janë raportuar 20 mbytje, apo krahasuar me dy vite më parë, kur numri i të mbyturve kapi shifrat e 42 personave.
Në vitin 2017, ishin vetëm 25 vrojtues plazhi të certifikuar. Në vitin 2018, 218 vrojtues plazhi shërbenin dhe vrojtonin në stacionet e plazhit në Republiken e Shqipërisë, ndërsa në verën e 2019 sipas statistikave numerohen 450 vrojtues plazhi pranë stacioneve të plazhit në Republikën e Shqipërisë, prania e të cileve ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të jetëve të humbura nga mbytja në bregdetin Shqiptar.
Duhet theksuar fakti, se asnjë nga rastet e mbytjeve nuk ka ndodhur në plazhet e ruajtura me Vrojtues Plazhi.
Gjate verës 2019, Vrojtuesit e Plazhit kanë raportuar 84 raste shpëtimi. Bëhet fjalë për 84 raste ku ka qenë e domosdoshme ndërhyrja e Vrojtuesit të Plazhit për të transportuar të rrezikuarit, të gjendur në veshtirësi në ujë deri në breg. Prej tyre rreth 24 të rrezikuar kanë qenë në kushte kritike dhe janë mbajtur ose rikthyer në jetë deri në mbërritjen e ndihmës mjekësore të specializuar.
Cdo ditë, dhjetra raste jo serioze ndodhin në plazhe gjatë sezonit veror, si gjendje të fikti, pickime nga peshqit, fëmijë të humbur, të gjitha këto nën kujdesin e Vrojtuesve të Plazhit.