Keqardhje kush iku pa i lexuar, me shpresë kush do shpëtojë nga këto këshilla…
Nga Universiteti “Harvard Medical School” – Përktheu: E.Karamuço
• Mos hyni në det pasi keni pirë alkohol, keni ngrënë ushqim, jeni nxehur apo djersitur nga vapa!
• Mos u hidhni menjëherë në ujë pa u ambjentuar, mos sfidoni dallgët dhe mos hyni në det nëse ato janë më të mëdha se 20 inch/ 50cm. Shmangni thellësinë ujore të paeksploruara paraprakisht!
• Sigurohuni për vendodhjen e Vrojtuesit te Plazhit dhe mësoni instruksionet si të komunikoni me të në rast nevoje.
• Notoni paralel me bregun!
• Mos iu afro një personi që po mbytet nëse nuk di ta ndihmosh!
• Nëse doni të notoni të sigurtë mbani lopata në këmbë, mos notoni kurrë vetëm.
• Kurrë mos i besoni një dysheku ajri, krahëzave apo kamardareje të pa çertifikuar si mjet shpëtimi.
• Mos merrni në varkë të mitur pa jelekë shpëtimi, mos i ndani sytë nga të miturit në ujë, shmangni ujin nëse vëreni rrufe apo përkeqësim të motit dhe shtim të erës!
• Mos ju kundërvini me not një rryme ujore!
• Sigurohuni paraprakisht për thellësinë e ujit nëse keni zgjedhur të hidheni nga lartësitë, shmangni kokën si kontaktin e parë me ujin, shmangni panikun në ujë!
• Tregoni vigjilencë nga mjetet lundruese afër jush!
• Mos tregoni vetbesim nëse keni patologji që ju rrezikojnë në ujë, mbani pajisje të dallueshme zhytje amatore!
• Kontrolloni frymëmarrjen tuaj dhe shmangni ujin e kripur në rrugët e sipërme të frymëmarrjes!
• Bëhu hero për aq sa të takon dhe për sa është e mundur pa u martirizuar.
FATKEQËSISHT UJI IA KA DALË TA MUNDË GJITHMONË NJERIUN😞 ,NDAJ KUJDESSS!!!!