Klaudio Bregu, Vrojtues Plazhi ne plazhin e Velipojes ka shpetuar para pak minutash nje pushuese 40 vjecare nga Gjakova, e cila ka humbur ndjenjat ne det.
Klaudio ka arritur ta nxjerre nga uji dhe ta transportoje ne breg, ku i ka dhene ndihmen e pare mjekesore, rianimim kardiopulmonar derisa pushuesja ka rifituar vetedijen.
Fatmiresisht, tashme znj. Violeta eshte mire dhe nen kujdesin e mjekeve. Nje falemnderit shkon per Klaudion, heroin e dites, i cili me nderhyrjen e tij ne kohe, shmangu ate qe mund te perbente sot nje tjeter lajm tragjik.