Shqipëria certifikon 23 vrojtuesit e parë të plazheve.
Një shkollë profesionale ka arritur të nxjerrë brezin e parë “Baywatch” në vendin tonë.
Puna për aftësimin e tyre ka qenë e vështirë dhe me sfida, por siç pranuan të gjithë anëtarët e kësaj shkolle, profesioni i vrojtuesit dhe shpëtuesit të jetës ia vlen.
Certifikata që merret në Shqipëri njihet edhe nga Federate Italiane e Shpëtimit në Ujë.Shqipëria është një nga vendet e vetme që nuk ka patur vrojtues në plazhe të licensuar.
Sipas rregullave, në çdo 200 metra linear vijë bregdetare, duhet të ketë një roje, por realiteti tek ne është ndryshe.