Fokusi Yne

Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” u themelua  në korrik 2016 dhe që atëherë ka në fokusin e saj trajnimin dhe  çertifikimin e vrojtuesve të plazhit, për të krijuar siguri për jetën dhe  garanci në plazhet shqiptare, si dhe zhvillimin e një turizmi të  qëndrueshëm në Shqipëri. Duke marrë praktikat dhe eksperiencat më të  mira të vendeve të Bashkimit Europian, Federata Shqiptare “Vrojtuesit e  Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” ka ngritur Qendrat e Formimit Profesional  për trajnimin e Vrojtuesve të Plazhit, të licensuara nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe Qëndra Kombëtare e Biznesit .

Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” është që  prej 2017 anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Shpëtimit në Ujë (International Life Saving ILS), dhe në  2018, anëtare e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Qëllimi parësor i Federatës Shqiptare “VROJTUESIT E PLAZHIT DHE SHPËTIMIT NË UJË” krahas atij sportiv është:

Promovimi dhe zhvillimi i kesaj disipline te re sportive ne Republiken e Shqiperise

Rritja e nivelit te sigurisë në plazhet shqiptare

Të gatshëm në çdo kohë për të shpëtuar jetën.

Një standart ndërkombëtar në turizmin shqiptar

Krijimi i vendeve të reja të punës