Klevisi, 25 vjeç, i lindur dhe rritur në Lezhë, vendosi që në vitin 2014 të largohej nga Shqipëria dhe të emigronte në Gjermani. Në moshën 20 vjeçare, u vendos në Wismar, për një jetë më të mirë dhe mundësi më të mira jetese, ku punoi punë të ndryshme si kopshtar apo përgjegjës për mirëmbajtjen e ndërtesave.
Në Gjermani, Klevisi gjeti një jetë të sigurtë dhe standard më të lartë jetese, por largësia me familjen e detyruan të kthehej në Shqipëri. Iu desh më shumë se një vit të gjente një punë në vendin e tij dhe çdo punë që do të vijonte do të ishte e përkohshme.
Në fillim të vitit 2019, Klevisi u gjet sërish i papunë dhe falë një bisede mes miqsh dëgjoi për trajnimin për Vrojtues Plazhi, të cilin e pa si një mundësi shumë të mirë punësimi dhe përmirësimi.
Gjatë trajnimit për Vrojtues Plazhi, Klevisi u njoh me koncepte të panjohura për të, të cilat sot i konsideron më shumë se të vlefshme, jo vetëm për formimin e tij profesional, por edhe për një jetë më të sigurtë, për të dhe të afërmit të tij. Tani, ndihet i përgatitur dhe i aftë të ndihmojë këdo në nevojë dhe t’i japë ndihmën e parë në rast rreziku.
Klevisi është sot një Vrojtues Plazhi, i cili punon në një plazh pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, Lezhë, gati për të ofruar sigurinë për këdo në nevojë.
Success story
Klevis, 25, born and raised in Lezha, decided to leave Albania in 2014 and move to Germany. At 20 years old, to find a better lifestyle, he moved to Wismar, where he worked different jobs, such as gardener or janitor.
In Germany, Klevis found a a safer life and better life standards, but living away from his family was reason enough for Klevis to return to Albania more than a year later. It took Klevis more than a year to find a job in his small town and every following job would be temporary.
Starting 2019, Klevis was unemployed again and thanks to a conversation with a friend of his, he heard about the Lifeguard vocational training taking place in Lezha, which he considered to be a very good opportunity of employment and professional growth.
During the Lifeguard Vocational Training, Klevis learned knowledge new to him, which he today considers more than valuable, not only to his vocational training, but also for a safer life, for him and his relatives. Now, he feels prepared and able to help anyone in need.
Klevis is already a Lifeguard, working in a beach near Rana e Hedhun, Shengjin, Lezhe, ready to provide with safety for anyone.