“Sapo shpetova 1 jete”, ishte mesazhi emocionues i cili na erdhi ne oret e pasdites, ne grupin e whatsappit te Vrojtueseve te Vlores. Vrojtuesi i Plazhit, Ervin Merdanaj i cili punon ne plazhin “Universo” ne Zvernec te Vlores, sapo kishte shpetuar djalin ne foto. 
E pashe me dylbi nga kulla e vrojtimit qe po bente levizje te pa kontrolluara. Ndodhej jashte zones se plazhit qe une mbuloj, na tregoi Ervini. Djali kishte rene ne kurthin e gropave te plazhit te Zvernecit dhe po mbahej pas nje bove pluskuese ne pamundesi per te levizur prej andej. U nisa menjehere ta shpetoja dhe kur ju afrova e pyeta nese kishte ndonje problem!? Djali ne panik i kishte treguar qe nuk dinte te notonte dhe papritur ishte gjendur ne nje zone ku nuk i arrinin me kembet ne toke. Fale bovave sinjalizuese dhe gatishmerise se Ervinit per ti ardhur ne ndihme dhe per ta nxjerre nga deti, djali ne foto eshte shendoshe e mire.