Çfarë ndodh gjatë humbjes se jetes nga mbytja ?
Çfarë ndodh në trup, kur njerëzit mbyten? A ka ndryshim nëse mbytja ndodh në ujë të ëmbël apo të kripur? Sa mund të qëndrojnë njerëzit pa oksigjen në ujë?
Cili është shkaku që ndodhin aksidentet në plazh?
-Njerëz që nuk dinë not mund të pësojnë aksident.
-Shpesh njerëzit mund të mbivlerësojnë fuqitë e tyre.
-Një pushim zemre në det është nje nga shkaqet kur njerëzit mbyten gjatë notimit dhe kjo ndodh shpesh.
-Jo te rralla janë edhe entuziazmi i tepërt, alkooli, droga.
Sa mund të qëndrojnë njerëzit nën ujë?
Kushdo që e mban kokën nën ujë, nuk mbytet menjëherë. Njerëzit shpesh zhyten edhe me vullnetin e tyre. Se sa gjatë mund të qëndrojë nën ujë një individ, për këtë nuk ka ndonjë recetë, thotë Hanno Thomas, referent mjekësor në Federatën Gjermane të shpëtimit të jetës në ujë (DLRG).
Kjo varet nga shumë faktorë: njerëz të shëndoshë të trajnuar edhe pa lëvizur ato qëndrojnë më gjatë, krahasuar me një person në panik i cili fillon të përplasë duar e këmbë dhe me një gjendje jo të mirë trupore. Por nëse vetëm pas një minute ose në rastin e profesionistëve pas dhjetë minutash: në një moment të caktuar përqendrimi i dioksidit të karbonit në gjak rritet. Trupi jep sinjalin: dhe do të kërkohej frymëmarrje. Shtysa për të marr ajër bëhet gjithmonë e më e fortë.
Çfarë ndodh në trup gjatë mbytjes?
Kush mbytet asfiksohet. Kjo ndodh kështu: Nëse uji futet në rrugët e frymëmarrjes, kontraktohen kordat zanore në grykë. Kjo mund të shkaktohet edhe nga një pikë uji, thotë Thomas. Kontraktimi i kordave zanore është mekanizëm mbrojtës; ai pengon ujin të futet në mushkëri. Pasoja e kontraktimit: nuk merr dot më frymë. Edhe nëse në këtë moment del në sipërfaqe të ujit. Pasi kontraktimi i grykës – njësoj si një kontraktim në këmbë – nuk lirohet vetë.
Mungesa e oksigjenit sjell që personat që po mbyten i humbin ndjenjat. Pas tre deri në pesë minutash vdesin qelizat e para të trurit’, thotë Thomas. Pasojat janë, dëmtimet në tru dhe organet e tjera, si mushkëri.
Pjesës më të madhe të njerëzve nuk u lirohet kontraktimi i kordave zanore gjatë mbytjes. Ndërsa kjo u ndodh rreth dhjetë ose pesëmbëdhjetë për qind të njerëzve. Nëse merr frymë, uji futet në mushkëri. Për këtë shkak më parë bëhej dallimi ndërmjet mbytjes së ‘lagur’ dhe të ‘thatë’. Pra, nëse ka patur ose jo shumë ujë në mushkëri. Por ky dallim nuk është se ka shumë kuptim, thotë Thomasi, pasi ‘Rëndësi ka mungesa e oksigjenit’.
Pse mund të ‘mbyten’ njerëzit edhe thatë?
Nëse uji futet në mushkëri, alveolet e mushkërisë ngjiten. Nga mungesa e oksigjenit ky efekt përforcohet. Kështu nuk funksionon mirë marrja e oksigjenit. Një gjë e tillë mund të mos duket menjëherë, por mund të shfaqet pas disa orësh. Edhe nëse një i shpëtuar ka nxjerrë ujë dhe të duket sikur është mirë, ky duhet të monitorohet për 24 orë në spital.
Një risk më i lartë ekziston për fëmijët. Jo sepse procesi tek ata ka efekt më të fortë, por sepse ata luajnë shumë më shpesh me ujin dhe kanë rezerva më të pakta përkundrejt mungesës së oksigjenit. ‘Fëmijët rrallë mund të shpëtojnë veten. Sa më të vegjël që të jenë, aq më e madhe është koka në raport me trupin, dhe ata nuk e mbajnë dot mbi ujë’, thotë Thomas. Edhe nëse për disa sekonda prindërit nuk janë të kujdesshëm, kjo mund të jetë me rrezik, paralajmëron eksperti i DLRG-së.
A ka ndryshim, nëse dikush mbytet në ujë të ëmbël apo të kripur?
Në praktikë, jo. Në ujin e kripur ka jone kripe që sjellin si pasojë që qelizat përreth futin më shumë ujë në mushkëri. Por për personin që mbytet ndryshimi është minimal, pasi mungesa e oksigjenit është vendimtare.
Cilin rol luan temperatura e ujit?
Temperatura e ujit mund të përbëjnë një ndryshim. ‘Në ujë të ftohtë, nevoja për oksigjen bie për çdo gradë për trurin dhe organet me gjashtë për qind.’. Shanset për të mos patur pasoja janë të mëdha. Ka patur raste kur fëmijët në një temperaturë prej pesë gradësh në ujë janë sjellë në jetë edhe pas gati një ore. Në të njëjtën kohë, në ujë të ftohtë rreziku është më i madh për ftohje. Kjo mund të shkaktojë dëm të organeve. Por edhe këtu e rëndësishme është koha që kalon nën ujë pa oksigjen.
H.TH