VENDIM
Nr. 358, datë 1.6.2012
PËR SIGURINË NË DET, PLAZHE DHE NË UJËRAT E BRENDSHME NË THELLËSI TË TERRITORIT
SHTOJCA B
KËRKESAT PËR SIGURINË DHE HIGJIENËN PËR PLAZHET PUBLIKE
1. Çdo zonë e caktuar sa më sipër duhet të kufizohet me distancën e lejuar nga bregu me anë të bovave lundruese dhe shenjave përkatëse të sigurisë dhe rrezikut:
a) Bovat sinjalizuese për zonat e notuesve:
Zonat për notim duhet të jenë të kufizuara me bova (ku përdorimi i varkave dhe mjeteve ujore me motor është i ndaluar);
b) Sinjalizimin e zonave të përdorimit të mjeteve lundruese për argëtim:
Zonat për përdorimin dhe ankorimin e mjeteve lundruese me motor, jashtë zonave të përcaktuara për notim, duhet të jenë të kufizuara, duke ofruar vende për ankorim (kalata), vendparkim në tokë dhe bova për përcaktimin e korridoreve për afrimin dhe parkimin në tokë të mjeteve ujore me motor (ku aktivitetet e notimit janë të ndaluara);
c) Të vendosen flamuj me shkop (çdo ditë gjatë sezonit të verës, mbajtësi i lejes së përdorimit të plazhit apo ndonjë nga punonjësit e tij, duhet të vendosë një flamur në përputhje me kushtet e motit dhe të detit):
i) Flamuri i gjelbër, autorizohet notimi;
ii) Flamur i kuq, larja është e ndaluar;
iii) Shkopi i flamurit duhet të jetë 3.5 metër i lartë, i dukshëm në të gjithë zonën. Shënim. Flamuri mund të ndryshohet gjatë ditës, nëse ndryshojnë kushtet e motit apo të detit.
iv) Në plazhet e autorizuara, në shkopin e flamurit duhet të ketë edhe një poster me informacion mbi kushtet e plazhit “plazh i përshtatshëm për notim” në shqip dhe anglisht, me shkronja blu;
v) Për plazhet e paautorizuara, posteri duhet të tregojë “plazh i pasigurt për notim”, në shqip dhe anglisht me shkronja të kuqe.
2. Prania e flamujve dhe posterave për siguri dhe higjienë në vende të paautorizuara, është përgjegjësi e njësive të qeverisjes vendore;
3. Orari i hapjes së plazheve të jetë nga ora 08:00 deri në perëndim të diellit, orar gjatë të cilit duhet të ofrohet shërbimi i vrojtuesve nga njësitë e qeverisjes vendore.
4. Çdo zonë e deklaruar për plazh dhe aktivitete të tjera çlodhëse duhet të ketë:
a) Kulla vrojtimi për çdo 200-250 metra plazh me lartësi 3 metra;
b) Kulla e vrojtimit duhet të ketë vrojtues, të veshur në mënyrë të përshtatshme dhe të trajnuar me kompetencat për të shpëtuar jetën dhe për ndihmën e parë;
c) Vrojtuesit duhet të jenë me shërbim gjatë gjithë orarit që plazhi është i hapur;

c) Vrojtuesit duhet të jenë me shërbim gjatë gjithë orarit që plazhi është i hapur.